Saturday, December 08, 2007

One Nice Song

After Dark - Tito & Tarantulo

Here you may download the song

Jimi Hendrix, historia e një miti rebel


Është një nga ikonat e mëdha të viteve ‘60. Vdekja e tij ishte një nga ngjarjet më të trishtuara të historisë së muzikës rok. Hendrix ishte një nga artistët më të shfrytëzuar nga industria diskografike, e cila nuk hezitoi të publikonte të gjitha pjesët e luajtura prej tij...


Jimi regjistroi dy albume të mëdha (të parin dhe të tretin), por mbi të gjitha i dha jetë një stili loje në kitarë, që në fakt ishte më shumë se një stil. Kitara e tij hapi dyer të reja për eksperimentimin mbi këtë instrument muzikor. Improvizimi i tij përdorej jo vetëm në kitarë, por edhe në tastiera, e çdo instrument tjetër ku dominonte muzika rok. Rasti i Hendrix si kitarist është unik në historinë e muzikës moderne. Ai është sistematikisht në krye të të gjitha klasifikimeve të kritikëve të botës, madje edhe mbi ata të xhazit. Lartësia e tij si kitarist është e njëjtë me atë të Beethoven-it në sinfoni.

Stili i tij për të luajtur në kitarë lindi prej përvojave kryesore të "rithem and bluz" të Çikagos, muzikës "soul" të Memphis dhe improvizimeve të kitaristit të xhazit Charlie Christian. Ndërsa për sa i përket Hendrix thuhet se ishte e vështirë ta këshilloje në muzikën e tij. Jimi ishte vërtetë i madh, një kitarist i jashtëzakonshëm, ndoshta mjeshtri më i madh në të gjithë historinë e muzikës, të paktën për sa i përket kitarës. Por fenomeni Hendrix ishte një fenomen varfanjak e cipëplasur komercial. Nga pikëpamja teknike, merita e tij ishte hapja e horizonteve të reja për kitarën elektrike, instrumenti më i njohur i muzikës rok. Në ekstremizmin e tij muzikor u gërshetuan së bashku elektrifikimi, amplifikimi, improvizimi, bluzi, xhazi dhe roku. Teknika e tij u bë e pranishme në çdo vend. Hendrix "shpiku" kitarën elektrike, lartësoi fuqitë tonale dhe timbrike, duke e përdorur në të gjitha mënyrat e mundshme. Në duart e tij kitara bëhej një orkestër, një makinë e madhe tingujsh. Improvizimi fillonte nga bluzi, por tema për t‘u shprehur ishte e lirë, duke përfshirë gjithçka. Ndoshta sekreti qëndronte te shfaqja solo dhe ritmi, për të eksploruar çdo kënd të muzikës, të vibronte kordat e krijimtarisë në çdo skaj të universit kumbues, duke forcuar kështu aftësitë dialektike të instrumentit. E, duke e zgjeruar edhe më shumë rolin që ajo kishte në bluz, e bëri diçka më shumë se një instrument: një simbol të dështuar, një thirrje për luftë, zëri i çmendur i ndjesisë ekstreme, një "kafshë" shtëpiake, një shoqërues kërcimi, një mik të mendimit, ndjenjës dhe fjalës, një apendiks i trurit dhe mendjes. Hendrix e bëri këtë instrument një simbol të pazëvendësueshëm për një brez të tërë.

Karriera e tij ndahet në dy periudha: njëra ku vazhdon të rrisë kontrollin e tij mbi instrumentin dhe ku çdo ditë zbulon fuqitë shpërthyese të kitarës ndërsa tjetra ku ka djegur lehtësisht të gjitha zbulimet e tij. Lirikat e tij ishin të mrekullueshme.

Hendrix mishëronte ritme "voodoo" të marra nga vallëzimet rituale të Afrikës. Në kodin e tij gjenetik kishte mbetur një informacion atavik dhe misioni i tij ishte "transplantimi" në ikonografinë e "rock and roll".

James Marshall Hendrix lindi më 27 nëntor të vitit 1942 në Siatëll, nga një kryqëzim mes indianësh, zezakësh dhe të bardhësh. Filloi të luante në kitarë që në moshën 11-vjeçare, pak kohë pas humbjes së të ëmës. Në moshën 16-vjeçare braktisi shkollën për t‘iu dhënë jetës së shthurur. Jetën e përballonte me paratë që fitonte nga shfaqet e vogla të "rythem and blues" dhe të "rock and roll"-it. Pasi kreu shërbimin ushtarak si parashutist për më shumë se 1 vit, 21-vjeçari Hendrix hyri në rangun e njerëzve të "suksesshëm". Kështu, me pak punë u bë kitaristi i Little Richard, Wilson Pickett, Tina Turner, King Curtis. Në vitin 1965, në Greenwich Village formoi grupin e tij të parë dhe firmosi një kontratë për të dhënë shfaqe rregullisht. Fama e kitaristit të jashtëzakonshëm arriti në veshët e Chas Chandler, tashmë një menaxher, i cili në atë kohë ndodhej në Nju- Jork në kërkim të talenteve të reja. Pa u menduar gjatë, Chandler e çoi menjëherë në Londër, i siguroi një sezon (mediokër) ritmik, i regjistroi një pjesë nga kadencat epike si "Hey Joe" (në fund të 1966-ës, shkruar nga Billy Roberts në vitin 1962), e futi në ambientet rok të Londrës (duke i dhënë mundësinë të krijonte miqësi më të gjatë të jetës së tij me Donovan) dhe i organizoi një sërë koncertesh në Evropë. Ndërkohë ish-menaxheri i tij Chandler e reklamonte beniaminin (Hendrix) si flamur të drogës dhe seksit, duke i zgjedhur koreografinë e shfaqjeve dhe veshjet në baza të repertorit. Albumi i parë "Are You Experienced" një kryevepër që u bë hit i suksesshëm në SHBA, në qershor të vitit 1967. Muzika e tij ishte bluz-rok, e shoqëruar me energjinë vullkanike të kitarës. Por Jimi i vërtetë e pasqyron veten e tij në "Third Stone from the Sun", kënga më e gjatë dhe më eksperimentuese e diskut, që shoqërohej me një ritëm të fortë xhazi. Në vitin 1968, ishte një nga yjet e famshëm të muzikës, duke u cilësuar edhe si kitaristi më i madh i të gjitha kohërave. Albumi i tij i dytë "Axis Bold As Love", që u publikua në dhjetor të 1967-ës, e kishte humbur paksa energjinë në krahasim me albumin e parë. Egërsia e diskut të parë gjendet vetëm në këngën "Little Miss Lover".

Ndërsa albumi rok "Electric Ladyland", i publikuar në gusht të 1968-ës, është totalisht ndryshe. Muzika ka ndryshuar në mënyrë drastike: Hendrix nuk bën më njeriun e "egër", por poetin metafizik. Kështu viti 1968 shënoi në të vërtetë fillimin e një rënieje fizike, morale dhe artistike. Filloi të sillej në mënyrë të çuditshme dhe të mendonte gjithnjë e më pak për muzikën. U arrestua në Suedi, pasi kishte shkatërruar dhomën e hotelit ku qëndronte. Një vit më vonë u nda edhe nga Chandler, ish-menaxheri i tij. Pas kësaj ndarjeje, u arrestua edhe dy herë të tjera, fillimisht për rrugaçëri, më pas për drogë. Në atë kohë ishte transferuar në Nju-Jork, ku frekuentonte "Black Panther". Në gusht, në kulmin e aftësisë së tij teatrore, tashmë një legjendë e jetuar, triumfoi në Woodstock me një version të mbrapshtë të himnit amerikan (Star Spangled Banner), gjatë së cilës kitara imitonte bombardimet në Vietnam.

Është një vepër postume, "Live at Woodstock" (MCA, 1999), që përmbledh të gjithë veprimtarinë e tij legjendare. Më pas formoi grupin e parë rok me solistë zezakë, "Band of Gypsys", me Buddy Miles në bateri dhe Billy Cox në kitarë bas. Në gusht të vitit 1970, dukej qartë që ishte në krizë, luajti në festivalin "Isle of Wight" pa e entuziazmuar publikun. Vdiq një muaj më vonë në apartamentin e një mikeshe, pasi piu një dozë të lartë ilaçesh.

Wednesday, December 05, 2007

SEKRETI I SUNDIMIT TË BOTËS

Këtu keni ''Procesverbalet e Pleqerise Sionit" ose sic quhet ndryshe manuali me perfekt per sundimin e botes
SEKRETI I SUNDIMIT TË BOTËS

(
Kopertina e librit )

VËSHTRIM MBI LIBRIN: «SEKRETI I SUNDIMIT TË BOTËS»

Duke shfletuar kalimthi këtë libër, të cilin mund ta quajmë Manual për sundimin e botës, fillimisht kisha dyshimin se mos mund të ishte një nga qindra librat e zhanrit mistik të fantazisë, edhe pse nuk isha i panjohtuar me lëndën apo plagjiaturën e tij të konvertuar të programit nazist të veprës “Mein Kampf” të Adolf Hitlerit, të dorës së zgjatur apo të mashës së komplotit antinjerëzor, të Luftës së Dytë Botërore, me pasojat katastrofale për njerëzimin dhe vet popullin gjerman, i cili në “bisedimet” me Rauschningun shprehej: “Në kohën time kam qenë sinqerisht i tronditur duke lexuar “Procesverbalet e dijetarëve sionistë”...E kam kuptuar menjëherë se duhet ta zbatojmë, natyrisht, në mënyrën tonë (7, fq. 92). Kam mësuar shumë nga këto “Procesverbale”. Në përgjithësi, unë kam mësuar shumë nga armiqtë e mij. Teknikën revolucionare e kam mësuar nga Lenini dhe Trocki dhe marksistët tjerë... I çmendur është ai i cili nuk mëson nga armiqtë e tij. Vetëm i ligu frikohet se tek ato i humb idetë e veta personale...Më së shumti kam mësuar nga jezuitët. Këtë e ka bërë edhe Lenini. Deri sot asgjë në botë nuk ka më madhështore se sa rendi kierarkik i kishës. Shumë nga ky rend kam marrë për partinë time ”. Përkthyesi i këtij libri në kroatisht, Dr. Franjo Letiq, duke arësyetuar botimin e tij, thekson: “A duhet të heqim dorë nga Nobeli, sepse botës ia ka zbuluar dinamitin me të cilin kjo botë mund të shkatërrohet (a nuk i bëhet nderimi më i madh çdo shkencëtari apo shkrimtari marrja e shpërblimit Nobel?), ose nga zbuluesi i energjisë atomike, sepse ajo mund të keqpërdoret?” Ky libër, i botuar në fillim të shekullit XX, ka bërë jehonë të madhe, duke revoltuar e nxitur qarqet hebrenje për ta ndaluar apo larguar nga publiku, që ka ngritur çmimin e tij të shitjes në kuota milionëshe.

Përmbajtja e këtij manuali në formë të procesverbaleve të seancave, nga 1 gjer 27, dëshmon për fillet e hershme të programit monstruz por praktik të dominimit të botës, i cili i ka paraprirë dhe nxitur ngjarjet e mëpastajme që kanë ndodhur, si edhe të atyre që parashihen në të ardhmen, rezultat i skenareve të planifikuar me domethënie dhe zbatim në botë, siç e thonë edhe autorët e këtij programi: “Në vend të sunduesve mbretëror, do të vendosim vet Demonin, të cilin të gjithë do ta konsiderojnë Qeveri Mbishtetërore. Duart e tij do të shtrihen në të gjitha anët si kthetra, ndërsa organizata e saj do të jetë aq fuqiplote sa të sundojë me tërë botën.” (Seanca e dhjetë: “Mbiqeverisja e jonë”).

Po ta trajtojmë këtë libër thjesht si pjellë të një fantazie utopiste, mund biem në grackën e verbësive tona dhe të qëllimeve të tij, ngado që ta ketë burimin. Motoja e misionit të procesverbaleve të këtij programi apo manueli është kuptimplotë: sundimi i botës me të gjitha format dhe mjetet në dispozicion, pa marrë parasysh viktimat dhe pasojat, ose, shkatërrimi i saj. Një program i këtillë mund të jetë produkt i mendjeve të destruksionit gjenial, i cili ka gjetur aplikim në skenën politike botërore, sa herë që janë shfaqur krizat, si nxitës apo shkaktar i tyre, duke provokuar reaksionet e njerëzimit në vetëmbrojtje nga forcat e errësirës, të personifikuara me liderë-maniakë të botës, siç është Demoni i kësaj vepre.

Ngjarjet e kohës sonë dëshmojnë se shkaqet e trazirave dhe të zhvillimeve në botë nuk janë rastësi, apo vetëm luftë interesash kombesh e shtetesh, luftë fesh apo ideologjish, por luftë e imperatorive për të sunduar botën, me misione për interesa të programuara, kryesisht shfrytëzuese të vendeve në zhvillim, që kanë sjellë më shumë luftra se paqe, më shumë shkatërrim të natyrës se kultivim të saj. Sa është ky program ugurzi i realizueshëm? Kush qëndron prapa tij? Sa qëndrojnë pohimet e përmbajtjes së tij si program sionist, me të cilin instrumentalizohen hebrenjtë? Cili është synimi i mbjelljes së urrejtjes kundër tyre? Lexuesi mund të konkludojë edhe vetë për qëllimet e krijimit të këtij programi. Hebrenjtë kanë përjetuar vuajtje si edhe populli shqiptar, i cili i ka strehuar e mbrojtur, në kohërat më të vështira të nazizmit: “Një qind për qind të hebrenjëve në Shqipëri kanë shpëtuar nga Holokausti” (Harvey Sarner, “Rescue in Albania”). “Kisha ortodokse serbe, nëpërmes bishopit Velimiroviq, “profetit” serb me influencë më të madhe pas Sveti Savës, ka zbatuar antisemitizmin e vet në shërbim të nazizmit, duke persekutuar dhe zhdukur hebrenjtë në Serbi. Idetë dhe planet për Serbi të Madhe etnikisht homogjene, i kanë rrënjët thellë në politikën e Serbisë, të kodifikuara me memorandumin intern “Naçertanije”, të ish ministrit serb Ilija Garashanit, më 1844” (“Serbia’s Secret War”, Philip J. Cohen). Këto ide tanimë njihen botërisht. Fillet e “Naçertanjes” janë pjesë e programeve sllavomëdha të Rusisë, të cilat kanë marrë rrugë e gjetur zbatim në periudhat e mëpastajme të regjimeve serbe, gjer në ditët e sotme, me një synim kryesor: dalja në detra të ngrohta nëpërmes zhdukjes dhe shpërnguljes së shqiptarëve.

Nuk duhet edhe aq shumë për të zbuluar lojën apo trukun e këtij programi, në grackat e të cilit tanimë kanë rënë liderë të disa shteteve, duke nxjerrë plagjiaturat e tyre, për misionet dhe interesat e tyre megalomane, të cilat kanë përfunduar me pasoja katastrofale për njerëzimin. Liderët e errësirës e tregojnë vetë synimin konspirativ të tyre (të dalë sheshit!), duke e bërë sa sinonim të së keqes, po aq edhe mjet të popujve për t’u mbrojtur nga e keqja, e cila qëndron si hije permanente, si ushtri kobsjellëse e gatshme për të vepruar sa herë që degradon mendja dhe fuqia njerëzore. Ndonëse autorët e këtij manuali - apo të kësaj kryevepre demonike, e kanë projektuar mjaft bindshëm misionin e tyre djallëzor, duke i shfrytëzuar me mjeshtri dobësitë njerëzore e marrëdhëniet e degraduara të jetës shoqërore në botë, ai mund të shërbejë për të kuptuar më mirë prejardhjen e ngjarjeve tragjike të përjetuara gjatë historisë, të cilat mund të përsëriten, nëse njerëzimi nuk nxjerr mësim nga e kaluara.

Në fakt, misioni për sundimin e botës sipas këtij programi, me planet despotike të cilat i përmban, për të vendosur rendin e proklamuar botëror, synon shkatërrimin e saj dhe të njerëzimit. Të gjitha seancat ligjëruese të këtij programi i përshkon ekspozeu gjakftohtë i referuesit, i liderit enigmatik të planeve dhe metodave të komplotit botëror, të cilat duhet zbatuar nëpërmes mashtrimeve dhe marrjes sistematike të kontrollit dhe të pushtetit, duke i futur qetë dhe hap pas hapi kthetrat e padukshme në çdo pjesë të organizmit të shteteve dhe popujve të botës. Programi zbulon fshehtësitë dhe artin e uzurpimit të pushtetit politik, psikologjinë e depërtimit në masa, metodologjinë praktike të sistemit të rivendosjes së kontrollit ekonomik dhe të rrënimit të qeverive në botë.

Këtu do t’i theksoj vetëm disa nga “margaritarët” e këtij programi, të përmbledhur dendësisht dhe gjërësisht në formë koncentrati në këtë manual: “Do të frikoheshim sikur forcat e dukshme të qeverive Goje të lidheshin me forcën e verbër të popullit. Por ne i kemi marrë të gjitha masat kundër një mundësie të këtillë: midis këtyre dy forcave kemi ngritur një MUR të fortë mosbesimi. Kështu, forca e verbër e popullit do të mbetet një mbështetëse e jona, ne do të jemi udhëheqësit e saj, duke e drejtuar në kahje të qëllimit tonë. Për këtë do të kujdesen agjentët tanë, të futur në brendinë e popullit” (Seanca e tretë).

Për të mbjellur farën e përqarjes dhe të konflikteve të brendshme, këta strategë të magjisë moderne i kanë paraparë dhe zbatuar me kohë planet e tyre: “...sistemet rigoroze gojime i kemi zëvendësuar me rregullime idioteske liberale dhe anarkike, duke ndikuar në ligjet zgjedhore, në shtyp, në lirinë individuale, dhe, që është më me rëndësi, në arësim dhe edukim... (Seanca e katërt). Në të gjitha shtetet jasht nesh, duhet të ekzistojnë vetëm masat proletare, disa milionerë të besueshëm, policia, ushtria dhe qeverisja e jonë”.

Këta magjistarë misionin e tyre e qartësojnë edhe më shumë kur thonë: “Sot më asnjë ministër nuk mund të mbahet në pushtet pa mbështetjen tonë, apo pa përkrahjen tonë formale, të cilën ne e përgatisim prapa perdes.”(Seanca e pestë).

“Tanimë në gazetari ekziston solidariteti masonerik, që ka parollën e vet...Mjerimi, zbrazëtia, kryelartësia dhe të metat e tjera janë garancë e dëgjueshmërisë së gazetarit, i cili nxiton pas suksesit duke shkaktuar nënshtrimin e tij ndaj solidaritetit masonerik. Kjo hapësirë mbetet e mbyllur për shumë shpirtëra të mëdhenj, të cilët, si të papërkulshëm ndaj urdhëresave tona, nuk mund të hyjnë në të” (Seanca e trembëdhjetë, “Shtypi dhe masoneria”).

“Kur ne të vijmë në pushtet, do ta ndryshojmë në themel sistemin financiar të Gojëve...Mendjelehtësia e pushtetarëve gojimë, korrupsioni i ministrave të tyre, apo mosnjohja e çështjeve financiare, sa i përket punëve shtetërore, ka shkaktuar nënshtrimin e popujve ndaj nesh, duke i detyruar të krijojnë borxhe tek ne, nga të cilat nuk do të mund të lirohen kurrë... (Seanca e dhjetë).

Fuqitë përparimtare pozitive në botë duhet ta kenë alternativën e këtij programi, gjatë ndërtimit të sistemeve të reja demokratike, në të cilat thirren. Sepse, siç paralajmëron edhe autori amerikan i bestsellerit Ballkan Ghosts, Robert D. Kaplan, në librin e tij The coming Anarchy: “demokracinë të cilën po e inkurajojmë aktualisht në shumë vende të varfëra të botës, është pjesë integrale e transformimeve në kahje të formave të reja të autoritarizmit...”

Ky manual mbi artin e sundimit të botës, para se të paragjykohet mbi qëllimet që përmban, duhet marrë e trajtuar si sfidë për njerëzimin, për vetëdijësimin e tij mbi të këqijat të cilat i kanosen natyrës dhe ekzistencës së tij, për domosdonë e krijimit të botkuptimit të ri njerëzor mbi botën, të përmirësimit të virtyteve dhe të raporteve ndërnjerëzore.

Ofendimet që i bëhen, skenaret dhe komplotet të cilat ia përgatisin këta dijetarë-maniakë të errësirës popujve dhe shteteve të botës, para se të mirren si shprehje e ligësisë së tyre shpirtërore, parashtrojnë sfida të reja për dijetarët e botës së shëndoshë, për ta mbrojtur dhe realizuar begatinë e mrekullisë së natyrës e të shpirtit të vërtetë njerëzor. Në kuptim filozofik të vështrimit të tij, nuk është primare se kush qëndron prapa këtij programi, për të instrumentalizuar këtë apo atë popull, shtet apo qeveri. Sfida gjendet brenda çdo individi, kombi, shteti apo qeverie për të zgjedhur destinacionin e tij. Atje ku EGO-ja pushton UNIN, atje individi apo shoqëria merr fund, arrin kulmin e vetërobërimit, të vetëpushtimit dhe të kapitullimit. Pushtimeve të tjera i hapet dera lirshëm, dhe djalli bëhet zot shtëpie.

Duke kujtuar filozofinë niçeane mbi njeriun do të shtonim: “njerëzit tek të cilët mbizotëron shpirti, duke qenë më të fortët, lumturinë e gjejnë atje ku të tjerët do ta gjenin shkatërrimin e tyre, tek labirintet e të panjohurës, tek përpjekja e pandalur për të gjurmuar të vërtetën. Kënaqësia e tyre është zotërimi i vetvetës, asketizmi i tyre bëhet natyrë, nevojë, instikt. Detyra e vështirë për ta është privilegj, loja me barrën e cila të tjerët i shtyp, për ta është një çlodhje. Ata janë lloji më i nderuar i njerëzve, më të qetët, më të dashurit. Ata dominojnë jo pse e duan këtë, por sepse nuk janë të zotë të jenë të dytët. Ata janë rojtarët e së drejtës, tutorët e rendit dhe të sigurisë, lufëtarët fisnikë, ruajtësit e ligjit. Për mediokrin është lumturi të jetë mediokër, të shkëlqejë vetëm në një gjë. Për ata dituria është vetëm një drejtim, një instikt. Mëtej do të shtonim se; njeriu i lig apo përfaqësuesi i errësirës është mistreci xheloz; gjuetar, krijues dhe tregtar i intrigave e i gënjeshtrave, i mësuar të qëllojë ultas pastaj të tërhiqet si hijena, i cili njeh dhe respekton vetëm sistemin e frikës dhe të dhunës, të cilit i nënshtrohet me servilizëm. Ky lloj njeriu i përshtatet misionit djallëzor të dekadencës (të paraparë me këtë manuel) dhe nuk i duron shpirtërat që nuk i gjasojnë, dhe lufton njeriun i cili synon përtërirjen qytetare të origjinës së natyrshme dhe jo degjenerimin e kundërnatyrshëm: qytetërimin e rrejshëm, qytetarin e pashpirt, jetën moçalike të bretkocave të fryera e boshe. Shpirtërat e shitur apo të vdekur gogolianë, i shërbejnë me përkushtim të sëmurë të konformistit jokurrizor misionit të autorëve të këtij manueli, për të degraduar e defaktorizuar intelektin dhe shpirtin autokton të vendësit. Njeriu i vërtetë, duke luftuar të keqen, lufton së pari me njeriun e keq brenda llojit të vet. Betejat e humbura nuk e dekurajojnë - përkundrazi; e sfidojnë dhe forcojnë. Ai synon të fitojë luftën dhe nuk dëshprohet nga dështimet në beteja, nga të cilat nxjerr mësim, për të njohur veten dhe të tjerët, për t’i dalluar miqt e vërtetë dhe të rrejshëm. Nga dështimi merr lekcione të merituara për të vazhduar luftën, sepse e di se ndalja sjell dështimin e vërtetë.

Duke u shprehur me fjalorin herë pas herë (anti)biblik të këtij programi, do të gjykonim: mos vallë duke u thirrur në Perëndinë, si “i dërguar” i tij, Djalli spekulon për të sfiduar Njeriun, të krijuar nga Perëndia? Pasiqë Djalli e ka tradhëtuar Perëndinë, si mund të jetë i deleguari i tij?! Apo, shikuar nga këndi tjetër: që të dy, Njeriu dhe Djalli, të krijuar nga Perëndia, kanë misionet e tyre, plotësisht të kundërt njëri me tjetrin. Pse? Për të garuar, sikur Dr. Fausti dhe Mefistofeli?! Bota është krijuar për të sfiduar njeriun e papërsosur për të synuar përsosjen duke jetuar natyrshëm, pasiqë, sipas librave të shenjtë, njeriu në vete i përmban këto mundësi. Për këtë ekziston djalli, përgjuesi dhe gjuetari i gabimeve të njeriut! Gabimi erdhi që në kohën e krijimit të njeriut, Adamit dhe Evës, të cilët, duke i harruar këshillat e Perëndisë, e hëngrën mollën e ndaluar në parajsë, nga epshet e botës materiale, në të cilat i ka shtyer djalli. Fitorja dhe përsosja e njeriut arrihet në punën dhe kujdesin e tij për të mos rënë në grackat e djallit, i cili qëndron pranë njeriut si edhe vet Perëndia. Rruga të cilën e zgjedh njeriu përcakton fatin e tij, të dritës apo errësirës, të fitores apo humbjes, të robërisë apo lirisë. Në këtë kuptim, libri është i qartë dhe këshilldhënës. Nëse është djallëzor, nuk mund të mohohet gjenialiteti destruktiv i programit. Ndoshta është program i ndërtimit të Rendit të Ri botëror të djallit, apo sfidë për të ndërtuar Rendin e Ri botëror të Perëndisë?

Në kuptim të ngjashëm mund t’i vështrojmë edhe ngjarjet e kohës, e në këtë kontekst, edhe fatin e kombit shqiptar. Se ekziston misioni i errësirës dëshmi për këtë është historia e tij, krimet shekullore të zhvilluar ndaj popullit shqiptar. Se kombi ynë akoma gjendet në kthetrat e këtij misioni - “të njëqind duarve të zgjatura të Zotit Vishnu”- apo të “protektorit” tonë të harlisur shumë-kokësh që sillet si rojtar i pakontestueshëm me të drejta apsolute pushtetore mbi popullin shqiptar dhe pasurinë e tij, dëshmon edhe pozita e tij aktuale kombëtare e territoriale; i nëpërkëmbur, i copëtuar dhe i kolonizuar. A është kjo rastësi, apo është një mision djallëzor i misionarëve dje dhe sot, për të maskuar të vërtetën, çelsin e së cilës e kanë vjedhur mijëra vjet përpara, për ta mbajtur peng tërë njerëzimin?

Çka duhet bërë për t’u liruar nga kjo ndrydhje shpirtërore të vendosur nga këto ushujza misionarësh modernë? Cili është ilaçi për t’u shëruar nga kjo sëmundje virusale moderne? Kujt i shërbejnë, nëse jo një misioni të ngjashëm sipas këtij manueli?

Këtë mund ta dijnë dhe bëjnë vetëm shpirtërat rebelë dhe jokonformistë, me një Rilindje të Re: “si në mes të detit të tallëzitur, që ngre lart dhe lëshon pastaj me vërtik poshtë dallgët si male, qëndron i palëkundur njeriu, që i është besuar barkës së dobët, ashtu në mes të botës me mundime mbijeton, njeriu i vetmuar, i kapur plot besim pas principum individuationus” (Shopenhauer).

Mos janë edhe shqiptarët shkaku dhe qëllimi i krijimit të këtij plan-programi, meqenëse mbijetesa dhe prejardhja e tyre pellazgo-iliro-etruske, hedh në dritë të vërtetën që nuk guxon të zbulohet, sepse e demaskon misionin djallëzor të sundimit të botës? Përpiluesi i hieroglifeve egjiptase - çelësave deshifrues të Biblës e Kuranit - profeti Thot, fliste shqip, thotë Giuseppe Catapano në veprën e tij “Thot - parlava albanese”. Mbishkrimet më të vjetra në tokë flasin shqip - gjuhë nga e cila lindën gjuhët tjera të popujve të botës. Pse nuk lejohet, apo pse u ndalua botimi i këtij libri? Si dhe pse u zbuluan atëherë vetëm programet kriminale e monstruze të sundimit; sionist, nazist, sllavo-ortodoks, serbomadh e grekomadh etj., që të gjitha duke u thirrur në hyjnoren?! Në cilën hyjnore? Nga filozofët e kohës së vjetër mësojmë për popujt e Hënës, të cilët erdhën në fuqi, pas agresioneve të njëpasnjëshme të fiseve të egra primitive, duke lakmuar dhe uzurpuar begatinë e popujve të Diellit, për të filluar me jetën e shfrenuar apo të imitacionit të jetës apolloniano-dionisiane, që nga Vitet e Arta të Athinës, të cilat në fakt, siç thoshte filozofi antik Thukidi, ishin edhe vitet e përfundimit të Epokës së Artë, vitet kur Herakliti paralajmëronte: “mos ju mbaroftë pasuria o burra të Efesit, që t’ju turpërojnë poshtërsitë tuaja”.

Burrështetasi athinas Soloni, me rastin e udhëtimit të tij në Egjiptin e lashtë dhe pas konsulltimeve me dijetarë egjiptas mbi artin e udhëheqjes së shtetit, merr këtë përgjigje: “Solon, Solon, ju grekët e sotëm, nuk jeni ata të vjetrit, ju nuk e dini se para jush në këto pellgje ka jetuar një popull i ndritshëm hyjnor, me dijeni e kulturë të lartësisë hyjnore, ndërsa ju jeni vetëm imitim apo mbeturina të përziera të tyre...” (Mbi Legjendën e Atlantidës - nga Sokrati). Edhe kjo dëshmon për Lindjen e Tragjedisë përshkruar nga Niçe, duke krahasuar Satirin, njeriun e pyllit, mishërimin e natyrës, me shtysa dhe prirje të larta njerëzore, plot ëndërrime për të mirë, zëdhënësin e urtësisë së perëndive, me spitullaqin e stolisur e të krekosur që neverit, i cili krijon iluzionin e kulturës, realitetin e rremë të njeriut të kulturuar...

Sot, krahas kërcënimeve që i bëhen njerëzimit, ndërtimi i epokës së re njerëzore po shfaqet si detyrë universale e forcave përparimtare të botës, përballë terrorizmit, të paralajmëruar edhe me programin e këtij manueli, i cili në esencë lindi dhe po zhvillohet si pasojë e shtimit kritik të diferencës së dy botërave: të pakicës së pasur dhe të shumicës së varfër.

Njeriu i vërtetë beson dhe punon që e vërteta të dalë në shesh. Sa dhe si do të shfaqet, në bazë të ngjarjeve në zhvillim e sipër, me gjasë do të dëshmojë e ardhmja jo shumë e largët.

Forcat e dritës në botë, pasardhësit e popujve të kulturës hyjnore të kohës së vjetër, të stepura nga forcat e errësirës ndër shekuj, nga kahjet e egra dhe anarkike të zhvillimit të botës dhe të civilizimit njerëzor, sipas një ligji të natyrshëm, pritet të zgjohen sërish nga gjumi mijëravjeçar, për të demaskuar e mundur botkuptimin e trashëguar mesjetar duke rindërtuar Epokën e Artë, në shembullin e ndritur të rilindasve etruskë si: Leonardo Da Vinçi, Dante Aligeri, Marin Barleti, Galile Galileu e mijëra pellazgo-etrusko-ilirë të kohës së re.

Ne shqiptarët, sa merremi me vizëllimet marramendëse artificiale të kohës, më mirë do të ishte që të mos i harrojnë veprat e rilindasve tanë të mëdhenj si Naimi: “Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë...”. Bota dhe kultura e vjetër arabe kishte arritur kulmin e saj nga i cili u përplas në greminën e varfërisë dhe të shkatërrimit si edhe Kulla e Babilonit; pasojë e harresës, e dhënjes pas epsheve... Rilindja nga obskurantizmi mesjetar dhe rilindasit e mëvonshëm shqiptarë rezistuan gjatë, duke ndriçuar me veprat e tyre madhështore, në mbrojtje të natyrës, të virtyteve njerëzore e kombëtare, të cilat u lanë në harresë nga destruksioni anticivilizues i automatizimit modern të njeriut. Koha e Re duhet të sjellë Rilindjen e Re, të tretë - të vërtetë, të feniksit të ndritur njerëzor nga gjiu i shpërndarë pellazg anembanë botës, nga burimet e rebelizmit human sokratian dhe mrrekullia hyjnore apolloniano-dionisiane.

Ish ambasadori amerikan në Greqi dhe Mal të ZI më 1914, Xhorxh F. Wiliams, gjatë kohës kur ishte vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës të qeverisë së Princ Vidit, shkroi librin Shqiptarët, ku pos tjerash thekson: “Është larg mendjes që Europa të mund të ushtrojë paqen duke humbur të drejtat e këtij kombi, ose duke e ndarë tokën e tij. Pa u siguruar liria e plotë e shqiptarëve është i pamundur ndalimi i luftës, dhe parimi për të ndarë tokën shqiptare, do të hapi një plagë të re e të helmatisur në politikën e Ballkanit... duke apeluar në Amerikën dhe forcat liridashëse të botës, për të shpëtuar popullin shqiptar nga fqinjët grabitçarë, të ndihmuar nga diplomatët e Europës, të cilët, përmes konferencave antishqiptare të pambarim, ia kanë pamundësuar për të qenë i lirë dhe i bashkuar. Ky paradoks merr fuqinë edhe sot, duke e zënë sërish peng të drejtën e shqiptarëve për vetvendosje, ndërkaq “harrohet” kontributi i tyre në të kaluarën, drita e emancipimit dhënë Europës, borxhi i saj ndaj kombit shqiptar, i cili nuk lahet me “ndihma humanitare” por me zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare.

Metodat dhe teknikat e lansuara politike të këtij manuali - si edhe ato makiaveliane, janë aktuale e të pranishme edhe sot, në jetën e përditshme politike. Si ta cilësojmë gjendjen e shqiptarëve sot: para rikthimit të Kalit të Trojës apo pranë “shpëtimit” nga kriza me kartmonedhat e Mefistofelit? “Askujt nuk do t’i kujtohet të shfuqizojë dekretin e maskuar në fuqi, pasi që ai do të paraqitet si përparim. Agjentët tanë do ta kthejnë vëmendjen në drejtim të arriturave moderne – ne i kemi mësuar njerëzit të kërkojnë gjithmonë modernizmin” . (Seanca e tetëmbëdhjetë - “Skllavërimi për shkak të bukës së gojës”). “Agjentëve tanë ju ka shkuar për dore t’i kënaqin shpirtërat e kufizuar, duke ju premtuar mbështetje dhe të mira në të ardhmen. Mund të kishin pyetur: çfarë mbështetje? Por ata këso pyetje nuk kanë bërë...Shikoni deri ku i ka sjellur kjo mospërfillje, deri në çfarë dezorganizimi financiar kanë arritur, përkundër veprimtarisë çudibërëse të popujve të tyre”. (“Paaftësia e paganëve në lëminë e taksimit financiar” – Seanca e njëzet e katërt). Ose “margaritari” tjetër: “Kur ne të qeverisim, e drejta normale e njeriut për shitblerje do të ndalohet...Metoda më e suksesshme për zbatimin e këtij plani është ngritja e taksës dhe e tatimit mbi patundshmërinë; me fjalë të tjera, futja e tokës në borxh. Kjo varësi do t’i mbajë Gojët, pronarë të pasurisë së patundshme, në gjendje robërimi të parezistueshëm. Aristokratët (pasanikët) e tyre, duke mos ditur t’i ndihmojnë vegjëlisë, së shpejti do të shkatërrohen dhe lëshojnë tokat e tyre, të cilat do t’i blejmë ne si dhurata, nëse jo personalisht – së paku për një çast - atëherë nëpërmes njerëzve të thyeshëm”. (“Zbatimi i taksave – zhdukja e begatisë tokësore të aristokracisë goje” – Seanca e njëzet e gjashtë).

“Shtetet nuk janë formuar kurrë nëpërmes zgjedhjeve...Krijo së pari ekonominë pastaj kujdesu për zgjedhjet...Institucionet burokratike nuk kanë funkcionuar kurrë... Demokracitë nuk i bëjnë gjithmonë shoqëritë më civile. Hitleri dhe Musolini, që të dy, kanë ardhur në pushtet përmes demokracisë - por ata e kanë ekspozuar në mënyrë të pamëshirshme shëndetin e shoqërisë me të cilën kanë operuar... Nuk mund t’i vesh revolen një populli në kokë dhe t’i urdhërosh: sillu sikur të kesh përvojën e shteteve të zhvilluara perendimore...Sillu sikur të mos kesh probleme etnike dhe regjionale” (R. Kaplan, “The Coming Anarchy”).

A duhen akoma lekcione për të mësuar dhe parandaluar përsëritjen e skenareve të vjetra; duke i dalur vet zot vetes?! Rilindasit tanë do të thërrisnin: shqiptarë, largojuni iluzioneve të rrezikshme; keni rënë shpejt në harresë, në gjumë të rëndë, jeni habitur pas dëfrimeve...! Kujtoni fjalët e Pashko Vasës: “Çonju shqiptarë prej gjumit çonju... Fjalët e tij janë fjalët e Zotit. “Pa vatan nuk ka dinë as iman”. Lini intrigat, hipokrizitë, cinizmin... Mekën shqiptare e keni fare pranë: tek varrezat e dëshmorëve, te kulla e familjes Jasharaj... Respekti ndaj gjakut të dëshmorëve tuaj është respekt ndaj Zotit.

Ky manuel tregon qartë se si dhe nga vie e keqja, se për të parandaluar të keqen që vie nga jasht së pari duhet mundur të keqen brenda vetes, se e drejta për vetvendosje dhe pavarësia kombëtare e shtetërore nuk dhurohet por fitohet.


shkroi: Fatlum Rufati

Wednesday, October 31, 2007

JIM MORRISON ( 1943-1971) - 35 vjetori i vdekjes.



















KENGETARI QE IKU PER TE MBETUR MIT E kane quajtur: "Poeti i lirise" dhe "Njeri me zemer te madhe"; "Njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve";. Varri i tij ne Paris eshte vend pelegrinazhi per admiruesit, muzikantet, poetet , njerezit e ardhur nga e gjithe bota. Prej vitesh, gjithkush qe e njeh mire historine e muzikes se rock-ut dhe shkon ne Paris, ndalon ne banesen e perjetshme te Jim Morrison, ne kujtim te artistit brilant, por po aq edhe veteshkaterrues.


_______________________________________________________ Ne nje varr te vogel ne varrezen e Pere Lachaise, prehet lideri i "The Doors", nje nga grupet me te njohur amerikane te viteve '60 te shekullit te kaluar. Ai u gjet i vdekur me 3 korrik te vitit 1971, ne apartamentin e tij ne Paris, ku ishte vendosur per te pushuar dhe per te shkruar kater muaj me pare me te dashuren e tij, Pamela Courson. Disa agjenci lajmesh njoftuan se, ne kete pervjetor te 35-te vdekjes, se Jim Morrison, banesa e tij e perjetshme eshte vizituar nga qindra njerez. Shumekush e ka quajtur "njeri me zemer te madhe"; "njeri me nje tru brilant qe me jeten e tij arriti te ndryshonte mentalitetin e njerezve"; apo edhe "poeti i lirise". Shume lule, vizatime, foto, qirinj, mesazhe dhe partitura kane mbuluar vendin ku prehet idhulli i rok-ut, i dashuruari i blues-it, i lindur ne Melbourn-Florida me 8 dhjetor 1943, (37 vjet me vone ne te njejten date do te vritej John Lennon). "James Douglas Morrison (1943-1971)", shkruhet ne pllaken metalike te varrit shoqeruar me nje thenie klasike greke, "Ishte nje demon". Ne vitin 1990, u vodh nga varri busti i Morrison, ndoshta nga ndonje admirues, bust i cili nuk u gjet me kurre. Shkrime te te gjitha llojeve, mbulojne banesen e tij te perjetshme. Bile me pare ne hyrje te varrezes, disa shigjeta tregonin edhe rrugen qe te çonte drejt “Morrison”-it . Edhe varret e te famshmeve, Oscar Wilde (i mbuluar nga tekste dhe te puthura), Maria Callas, Edith Piaf, Sarah Bernhardt, deri te Chopin, Moliere y La Fontaine, qe gjenden ne kete varreze, duket se nuk kane zgjuar kaq shume pasione se sa Morrison. Por nuk kane munguar asnjehere edhe kundershtare te jetes se Morrison-it, te cilet e percaktojne ate si nje njeri qe ka sjelle me shume fatkeqesi se sa kenaqesi. Pika me kulminante ne varrin e Morrison cilesohet viti 1991, kur ne 20-vjetorin e vdekjes se tij, policia u detyrua te perdore gaz-lotesjelles per te larguar admiruesit e zhurmshem qe i ‘kishin pushtuar’ varrin. E verteta eshte se Parisi me teper e mbajti Morrison, per detyrim - sipas burimeve anonime, familja nuk donte te merrte trupin e tij e turperuar nga jeta e tij "seks, droge dhe rock and roll". Ndonese shume e besojne vdekjen e tij per shkak te mbidozes se droges- mjeket u shprehen zyrtarisht se shkak per vdekjen e tij kishte qene nje atak kardiak. Por pavaresisht trajektores se karrieres se liderit te grupit “The doors,” (u ndalua dhe u gjykua kur doli i zhveshur ne nje koncert ne Majami), Morrison si poet la gjurme ne historine e rock-ut me tekstet e tij enigmatike mbi anen e erret e jetes. Eshte fakt qe, Ai, u konsiderua me shume se kengetar, poet dhe gjate jetes se tij publikoi librat ,"The lords", "The New Creatures" dhe "An American Prayer". Pas vdekjes, prinderit e se dashures se tij, Pamela Courson, e cila gezon te drejtat e vepres se tij, botuan dy libra me poezi mbi disa fletore me shenime te Morrison. Ne 1979, Jerry Hopkins dhe Daniel Sugerman publikuan nje biografi jo zyrtare te Morrison qe arriti nje rekord ne shitje. Ndersa ne 1991, regjisori Oliver Stone realizoi nje film mbi jeten e Morrison, film i cili u kritikua per mungese objektiviteti. Ne vitin 1997, anetaret e "The Doors" hodhen ne shitje kater disqe ku kishte edhe kenge te panjohura te grupit , kenge te njohura dhe incizime nga koncerte live. "Une nuk kendoj, une bertas", thoshte gjithnje Morrison, i njohur edhe si aktor gjenial, i cili ne jeten e tij kishte deklaruar se kishte pasur idhuj, legjendat , Elvis Presly, Frank Sinatra, Bob Dylan, The Kinks etj. Nje fletore me shenime qe Morrison i kishte hedhur gjate qendrimit te tij ne Paris, si dhe disa fotografi te fundit te muzikantit aktualisht ndodhen ne Londer. Çmimi i fletores e cila hedh drite mbi gjendjen e tij mendore dhe shpirterore perpara vdekjes tragjike ka arritur deri me tani ne 150.000 Euro. Gjithsesi, sfida e Jim Morrison, eshte se kenget e grupit amerikan, "The Doors", si "L.A. Woman", "Riders on the storm", "The end", "Roadhouse blues", "Light my fire", "Hello i love you" o "Break on through (to the other side)" nuk kane per te munguar kurre ne asnje antologji te epokes se muzikes...(!) ____________________________________________________________ A U T O- I N T E R V I S T A Jam i mendimit që është intervista forma e re e artit. Dhe mendoj që auto-intervista është esenca e krijimtarisë. Ti bësh pyetje vetvetes dhe të mundohesh të gjesh përgjigjet. Shkrimtari është pikërisht ai që i jep përgjigje një serie pyetjesh të pabëra. Ngjan paksa me përgjigjen e pyetjeve në bankën e dëshmimtarëve. Eshtë ajosituatë e pazakontë në të cilën mundohesh të saktësosh diçka të ndodhur në të kaluarën dhe ku mundohesh të kujtosh me ndershmëri se kush ishin qëllimet që kishe. Eshtë një ushtrim mental deciziv. Një intervistë të jep shpesh mundësinë ti vësh përballë mëndjes tënde një rradhë pyetjesh, gjë që për mendimin tim është ajo që nënkuptohet për art. Një intervistë të jep edhe rastin të fshish të gjitha gjërat e kota.... duhet të kërkosh të jesh i qartë, shprehës, në temë...jo më stërzgjatje. Forma e intervistës i ka rrenjët e saja në konfesimin, në debatin dhe në krahasimin e kryqëzuar. Pasi ke thënë diçka një herë, nuk ka më mënyrë për të trajtuar. Tepër vonë. Eshtë me të vërtetë një moment thelbësor. Unë jam tepër i varur nga loja e artit dhe literaturës: heronjtë e mi janë artistë ose shkrimtarë. Kam dashur gjithnjë të shkruaj, por pastaj kam menduar se s'do të kishte dalë ndonjë gjë për të qenë deri sa kur dora ime të merrte lapsin dhe të fillonte të lëvizte për hesap të vet, pa më përzier aspak mua. Si shkrimi automatik. Por kjo nuk ndodhi kurrë. Natyrisht kam shkruar disa poezi; aty nga e katra apo e pesta elementare, më duket, kam shkruar një poezi të titulluar Pony Express. Eshtë e para që kujtoj. Ishtë një nga ato poezitë tip ballade. Sidoqoftë nuk arrita asnjëherë t'a përfundoj. Horse Latitudes e kam shkruajtur kur isha në Gjimnaz. Kam pasur gjithnjë një thes me blloqe, në Gjimnaz dhe në Universitet: pastaj kur mbaroi shkolla, për ndonjë arsye të kotë - apo ndoshta ishte mençuri - i hodha tutje të gjithë...Shkruaja në ato blloqe notë pas note. Por ndoshta po të mos i kisha flakur nuk do të kasha shkruar asnjëherë diçka origjinale - sepse ishin më tepër grumbuj gjërash që kisha lexuar apo dëgjuar, si citime prej librave. Besoj se po të mos isha liruar prej tyre nuk do të kisha qenë kurrë i lirë. Dëgjoni, poezia e vërtetë nuk thotë asgjë, rrjeshton vetëm mundësi. Hap të gjithë dyert. Dhe ju mund të kaloni nga ajo që dëshironi. ...dhe ja pse poezia më tërheq kaq shumë... sepse është e përjetshme. Për deri kur të ketë njerëz, njerzit mund të kujtojnë fjalët dhe kombinimet e fjalëve. Askush tjetër sikurse poezia dhe kënga ka mundësinë të mbijetojë një olokausto. Askush nuk mund të mbaj mend një tregim të tërë. Askush nuk mund të përshkruaj një film, një skulpturë, një pikturë por, përderisa të ketë qenie njerzore, këngët dhe poezia mund të vazhdojnë. Në qoftë se poezia ime kërkon të arrijë diçka, është të lirojë njerzit nga mënurat e kushtëzuara në të cilat sheh dhe dëgjon. Los Angeles, 1969- 71 - JIM MORRISON __________________________________________
POEZI 1966 - 1971 __________________________________________ FUQI Unë mund të bllokoj tokën në Trajektoren e saj. Isha unë ai që/ hoqi makinat blu. Unë mund të bëhem i padukshëm apo i vogël. Unë mund të bëhem gjigand & i pasur dhe të arrij gjërat më ekstreme. Unë mund të ndryshoj ecjen e natyrës. Unë mund udhëtoj kudo në hapsirë dhe në kohë. Unë mund të zgjoj të vdekurit. Unë mund të ndej gjërat e botëve të tjera, në thellësi të mendjes sime, dhe të mendjes të të tjerëve. Unë mundem. Unë jam. _____________________ Titulli origjinal : WILDERNESS-the lost writings of Jim Morrison


Shijoni dhe nje Video te cilen kam shtuar ketu:





Dergo nje mesazh deri tek Jimmy
Custom Search